Kryefjala Logo

Mos vallë sapo zbuluam takimin e dytë midis Borës dhe Donaldit?

2 vite më parë

Pak ditë më parë,Kryefjala solli eksluzivisht foton ku dukej makina e Donald Veshaj parkuar poshtë shtëpisë së Bora Zemanit.

Kaq u desh për fansat e dyshes që të ëndërronin për një rikthim.
Sigurisht që ata vetë nuk flasin dhe na detyrojnë të përveshim mëngët e ti zbulojmë vet.

Së fundmi ka qënë Olti Curri ai që ka ‘ngacmuar’ ndjekësit në Instagram me pyetjen:”Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë”

Një ndjekës/e menjëherë përgjigjet :”Në sistemin Tims,Donaldi është nisur dje në orën 4:30,Bora 14:30!”

F2F85CDE 364D 445B BE74 F34452570055

Ky ishte momenti kur hapëm sytë dhe menduam,prit pak!
Domethënë nuk po flasim vërtet për Ilirin dhe Sabianin?
Ah,tani po!

Çfarë bëmë?
Atë që bën çdo vajzë kur i dashuri i thotë se ka dal me shokët,u futëm në profilin e secilit dhe po,të dy janë në Zvicër.

Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vienë dhe Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do performojë dhe po,është në Laussanë të Zvicrës.

018F4BB3 90E2 45A9 A088 16FFC4B63232

D7ED6CA6 479F 454F 8513 DE6221F2A3DF

Mendoni vërtet për një rikthim mes dyshes apo po ju pëlqen shumë kjo vëmendja dhe e bëjnë enkas?

Të ngjashme