Kryefjala Logo

Mos vallë Luana Vjollca sapo i hodhi një kunjë Arbana Osmanit?

12 Janar, 2024 | 8:39 am

U bë tashmë zyrtare seLedion Liço do të jetë prezantues i këtij sezoni të “Big Brother VIP3 Albania”, duke zëvendësuar kështu Arbana Osmanin. Kjo e fundit reagoi me një koment të dhënë në Instagram ku thoshte:”Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer”, komentoi Arbana.

Por të kthehemi në temën tonë sepse një Instastory e Luana Vjollcës ka bërë njerëzit të mendojnë se i dedikohet pikërisht kësaj situate.

Luana aka postuar një foto ku ngre një dolli për “karmën”, postimi i cili po flitet në rrjet se i kushtohet pikërisht Arbanës.Nëse e keni harruar,kur u tha se në shqipëri do bëhej BBV,emri i lakuar ishte Luana,por e mori Arbana.Theksojmë se mbeten zëra dhe asgjë nuk u vërtetua.

IMG 6014

Të ngjashme