Kryefjala Logo

Mos vallë kjo ish-konkurente na zbuloi se do të marrë pjesë në emisionin e ri në Top Channel?

24 Maj, 2022 | 8:35 pm

Një emision i ri do të vijë në Shqipëri dhe do të quhet “Too hot to handle” në ekranin e Top Channel.

Ky format i është besuar Olsa Muhametit e cila sjell për herë të parë këtë format veror.
Ky emision flet për beqarë të cilët do të qëndrojnë së bashku për 4 javë duke bërë sfida nga më të ndryshmet.

Në fakt na kujton një emision të Maria De Filippi-t,”Temptation Island” i cili në Itali gjatë verës është shumë i ndjekur dhe trend në rrjetet sociale.

Nuk do ishte hera e parë në fakt që Olsa do të frymëzohej nga Maria pasi pak ditë më parë kujtuam se edhe “Për’puthen ” ngjason me emisionin “Uomini e Donne”

Beqarë të “Për’puthen ” dhe beqarë të tjerë do të bëhen bashkë këtë verë dhe sigurisht skenarët nuk do të mungojnë.

Efi mesa duket hodhi gurin e parë pasi postoi në Instagramin e saj një foto ku shkruan “Too hot to handle”
Mos sapo zbuloi se është pjesë e emisionit?

998C37F2 B9B4 40B6 B688 9845AE5A97D9

Të ngjashme