Showbiz
Mos e besoni po deshët por Irina prezantoi Gigi-n me ish-in e saj
13 Tetor, 2023 | 6:39 pm

Mos e besoni po deshët por ajo që prezantoi Bradley Cooper me Gigi Hadid, ishte pikërisht ish-i i aktorit, Irina Shayk.
Sipas një burimi për The Messenger: “Gigi u prezantua me Bradley përmes Irina-s dhe miqve të saj në industri. Gigi dhe Irina kanë qenë të afërta gjatë viteve në të cilat kanë punuar së bashku dhe modelja 28-vjeçare dhe aktori 48-vjeçar kanë dalë edhe më parë, por gjithnjë kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore. Gigi dhe Bradley kanë mbajtur kontakte kohët e fundit”.
Thuhet se Irina Shayk nuk e ka problem, sepse marrëdhënia mes saj dhe aktorit 48-vjeçar nuk është serioze. “Të gjithë janë të hapur që të vazhdojnë përpara me partnerë të tjerë”.