Kryefjala Logo

Mos e besoni po deshët po gjininë e bebit të Einxhel e di vetëm ky personazh publik shqiptar

2 Shtator, 2022 | 10:24 am

Gjinia e bebit të Einxhel Shkirës është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Të gjithë po hamendësojnë se çfarë do të sjellë në jetë moderatorja e njohur. Por ajo ka deklaruar se gjininë e bebit të saj e di vetëm kunata e saj dhe motra e partnerit të saj, Aurora. Por mesa duket nuk është vetëm Aurora ajo e di tashmë “sekretin” e bukur të familjes së saj, por së fundmi edhe moderatorja Jona Spahiu.

Siç e dini Jona krahas ekranit drejton edhe një kompani eventesh dhe të dielën ajo do të organizojë një festë ku Einxheli do të zbulojë më në fund gjininë e bebit të saj.

19308589 756A 4222 BA93 4B0364B058C0

Për të marrë vesh më në fund gjininë e vërtetë të bebushit të vogël do të na duhet të presim edhe pak ditë, pasi jemi të bindur që edhe Jona nuk do ta nxjerrë sekretin e koleges së saj.

Të ngjashme