Kryefjala Logo

“Mora fjalë” kënga që dëgjohet brez pas brezi, këngëtarja shqiptare tregon përjetimin!

24 Prill, 2022 | 6:11 pm

“Mora Fjalë” është një këngë e kënduar brez pas brezi dhe mjaft e dashur për publikun. Kënga është kënduar nga këngëtarja e njohur Shkurte Fejza dhe më pas ka patur e versione nga këngëtarë të rinj.

E ftuar “Në maj të gjuhës” me Xheraldina Vulën, Shkurte Fejza ka rrëfyer përjetimin e saj. “Është një këngë që mua më nderon. Duke i kënduar pavdekësisë historike ka arrit pavdekësinë artistike. Është një këngë që e këndon çdo brez, e duan të gjithë. Jam shumë e lumtur dhe krenare që pata fatin ta këndoj këtë këngë”.- ka përfunduar ajo.

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret më të dashura në Kosovë e diasporë.

Të ngjashme