Showbiz
Monika Lubonja: Ajo që përjetova me Semin dhe Fifin ishte përjetim më i vështirë se 97-ta
21 Mars, 2022 | 10:00 pm

Pasditen e sotme Monika Lubonja ka qenë e ftuar në “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën.
Monika ka folur për eksperiencën në Big Brother dhe për marrëdhëniet me banorët. Gjithashtu ajo nuk ka ngurruar të tregojë dhe momentet e vështira me Semin dhe Fifin brenda shtëpisë.
“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin për mua ka qenë përjetim më i vështirë se 97-ta. Ishte tronditje se në rrjet u ngritën thanë kjo grua po ndihmon njërën pa e ditur që vajza tjetër kishte probleme.”- ka thënë ajo.