Kryefjala Logo

Monika Kryemadhi duket sikur ka folur fjalë për fjalë me tekstin e Kanitës në Kënga Magjike 2024

5 Dhjetor, 2024 | 6:39 pm

Kanita një zë i veçantë u prezantua me një këngë baladë natën e parë të festivalit Kënga Magjike 2004 . Kanita, një këngëtare e re që ka pasur disa prezantime të rëndësishme si në produksionin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut X Factor Albania dhe më tej edhe në festivalin Këna Magjike, ku i këndon dhimbshëm ndarjes dhe vuajtjes pa shkak pas saj.

Por gjithë habia e mëngjesit të sotëm është pikërisht deputetja Monika Kryemadhi, që ka ndarë në rrjetet sociale këngën e këngëtares me shënimin e vetëm: Si munde ti…

Padyshim, kujtdo i shkon në mendje se ndarja e Monika Kryemadhit nga ish-bashkëshorti Ilir Meta mund të jenë fiks si vargjet e këngës së Kanitës. Por çfarë e lidh këngëtaren e Këngës Magjike me Monika Kryemadhin? A është vetëm rastësi apo ka diçka më shumë?

Si duket Monika është inspirim për këngëtaren, e cila s’ka nguruar t’ia shprehë në koment vlerësimin që ka për të.

“Je inspirimi im. Të dua”, shkruan Kanita në postimin e Kryemadhit.

13443816 3206 4EE9 9617 F6800E37F191

Pjesë nga kënga

Nuk jam unë vetja prej se ike ti

Ku jam une ende pse ketu po rri

Nuk ndjej asnjë ndjesi

Nuk e shoh asnjë objekt në hapësirë

Po në kokën time sillesh vetëm ti

Si munde ti

Si më ke vrarë në shpirt më ke vrarë

Si munde ti

Sikur kristal nëpër copa m’ke ndarë

Tani vecse laj me lot mërzinë…

FD70D8F4 EF55 4552 AB26 82BCFDB233CD

Të ngjashme