Kryefjala Logo

Moderatorja shqiptare preket për partnerin e ndjerë në ditën e ditëlindjes: Më mungoi…

17 Mars, 2022 | 9:47 am

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, moderatoret I kanë bërë një surprizë Rita Petros, duke qenë se ajo festonte 60 vjetorin e lindjes. Fillimisht studio e mbushur me ëmbëlsira dhe një urim nga vajza e saj.

Moderatoret nuk kanë ngurruar ta përgëzojnë Ritën që duket mjaft në formë dhe nuk e ka problem të tregojë moshën e saj. Në këtë moment ajo ka kujtuar partnerin e ndjerë, I cili e kishte pyetur para disa vitesh nëse ajo kishte frikë nga ikja e viteve dhe Rita I kishte premtuar se do të festonte çdo përvjetor.

Më tej këngëtari Tiri Gjoci ka përshëndetur Ritën me këngën “Halloween” nga Leonard Cohen, të cilën Rita e kishte kolonën zanore të dashurisë së saj.

“E dëgjonim gjithmonë bashkë kur udhëtonim”- ka thënë Rita me sytë me lot.

Të ngjashme