Kryefjala Logo

Modelja shqiptare zbulon dy sekrete, martesën dhe fëmijën

20 Maj, 2022 | 9:13 pm

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku ka zbuluar jo një, por dy sekrete në një ditë. Fillimisht ajo ka bërë publik lajmin që është martuar me futbollistin turk, Merih Demiral.

Heidi e ka mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë, por nuk e ka bërë publike as lidhjen e saj të re. “Ti je sekreti jonë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin bir”, shkruan Heidi në rrjetet sociale.

Ndërkohë që futbollisti ka postuar një tjetër foto me mbishkrimin “Gruaja dhe djali im i dashur”.

60B41322 F03B 4362 8638 66B6AF5E23FD3142B18E 368B 46FB 95BF 8578B278926F

Heidi Lushtaku e ka zhvilluar karrierën e saj jashtë shtetit por për publikun u bë e njohur si ish konkurrente e “Dancing with the Stars”. Nga ana tjetër Heidi njihet edhe si ish-partnerja e Robin Krasniqit, i cili i dha fund beqarisë pak ditë më parë dhe bëri gjithashtu publik lajmin që do të bëhet së shpejti baba.

 

Të ngjashme