Showbiz
Modelja shqiptare e gjen veten në mes të Vienës
2 Qershor, 2022 | 9:47 am

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura të momentit në Shqipëri dhe jo vetëm. Nëse i hedh një sy fotove të saj në rrjetet sociale shohim që Oriola po e zhvillon karrierën e saj më së shumti jashtë shtetit duke marrë pjesë në shooting e sfilata të ndryshme.
Por dje bukuroshja shqiptare ka qenë në Vienë dhe në një nga vitrinat e dyqaneve ka parë veten e saj të eskpozuar nëpërmjet një fotoje gjigande.
Oriola ka sfiluar shpeshherë për “Guess” prandaj dhe imazhi i saj është ekspozuar në vitrinën e këtij dyqani. Veç modës modelja e njohur është përfolur në media edhe për historinë e saj të dashurisë me futbollistin, Eros Grezda me të cilin është ndarë prej kohësh. Një periudhë kohe u përfol që modelen do ta shihnim edhe si këngëtare duke u bërë pjesë e labelit të Noizyt por asnjë këngë e saj nuk doli kurrë në dritë.