Kryefjala Logo

Modelja shqiptare bën publike ndarjen: Edhe fundet janë të lumtura!

1 Tetor, 2022 | 7:45 pm

Nëse ka një personazh publik shqiptarë jo vetëm të bukur fizikisht por edhe shpirtërisht ajo është padyshim Niki Delijorgji. Ish Miss Shqipëria e cila jeton kryesisht jashtë shtetit kohë më parë bëri publike lidhjen e saj të re me partnerin, Javier.

Por vetëm pak minuta më parë Niki ka postuar një përmbledhje të momenteve më të bukura të lidhjes së tyre, duke njoftuar kështu edhe ndarjen e tyre.

”Dje shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara,u pamë thellë në sy e shpirt dhe kuptuam që misioni ynë së bashku mori fund. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një ndarje kaq perfekte”, shkruan Niki duke e cilësuar Javierin si partnerin më të mirë që ka patur në jetë…

A ka një personazh të dytë si Niki?! Ne mendojmë që jo…

A6F1B3FF 7598 4EC9 8398 17AF1739C905
C25D69FA 560B 48B5 8A80 24DCC70C8EB0

Të ngjashme