Showbiz
Modelja shqiptare bën publike lidhjen me personazhin e njohur botëror
27 Prill, 2023 | 11:27 am

Modelja shqiptare Anisa Mukaj ka pranuar publikisht romancën e saj me një personazh jo pak të njohur në rrjete sociale.Ajo dhe Miguel Lua, menaxheri i Maluma-s, po shijojnë lidhjen e dashurisë.
Vetë bukuroshja ndau në InstaStory një foto me partnerin, duke i uruar atij ditëlindjen.Miguel është prej kohësh pjesë e industrisë së menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ai është listuar në Billboard në mesin e top producentëve premtues. Dyshja shoqërohet shpesh me Maluma-n dhe partneren e tij, nëpër dreka darka apo party.
Anisa është velina brune “Fiks Fare”, e cila la Shqipërinë për Milanon vitin e kaluar, ku lidhi kontrata me agjenci mode atje. Pasi realizoi setet e para të fotove artistike për agjencinë më të madhe “Major Model Management”, jeta e saj ndryshoi kryekëput