Modelet shqiptare takojnë në Romë Elsa Lilën.” Jemi fanset e saj numër një”

3 muaj më parë

Elsa Lila duket se ka ende një bazë të madhe fansash ndonëse është larguar prej vitesh nga Shqipëria. Në Romë është takuar së fundmi me dy modelet shqiptare, Adrola Dushi dhe Kristina Baki. Mesa duket vajzat kanë miqësi me të pasi edhe dixhitura në foto na tregon këtë gjë.

”Sot e kemi shoqe por jemi ende fanset e saj numër një”, shkruan Adrola në këtë foto që ka postuar në rrjetet e saj sociale.

Elsa Lila do të vijë për publikun shqiptarë së shpejti me një këngë të re që do ta prezantojë në Festivalin E Rtsh. Kënga titullohet “Evita” dhe është dedikim për vajzën e saj. Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme.

Të ngjashme