Showbiz
Miriam Cani prek me dedikimin për nënën. “Do kisha dhënë gjithçka që fëmijët e mi të ndjenin dashurinë tënde hyjnore”
3 muaj më parë


Këngëtarja Miriam Cani e ka nisur këtë të shtunë më melankolike se asnjëherë. Ajo ka kujtuar nëpërmjet një fotoje në Instagram ditëlindjen e nënës së saj duke i dedikuar edhe disa fjalë prekëse.
”Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. Më mungon në çdo frymëmarrje mami. Do kisha dhënë gjithçka që Ameli dhe Duam të ndjenin njëherë aromën tënde të ëmbël dhe dashurinë tënde hyjnore”, shkruan artistja e njohur në postimin e saj në Instagram.
Alban Skënderaj ka realizuar një këngë për nënën e bashkëshortes së tij 10-vite më parë. Kantautori i kishte shkruar këto vargje të ndjera si një dedikim, por kishin vendosur të mos i bënin publike dhe dhimbjen ta mbanin për vete.