Friday, October 15, 2021

Latest Posts

Milaim Zeka flet ashpër kundër Seldi Qalliu, ish të fejuarit të vajzës së tij:“Kam festuar kur vajza u nda nga ai idiot”

Ish konkurenti i Big Brother Seldi Qalliu ka qenë I fejuar për 5 vite me rradhë me vajzën e analistit dhe gazetarit të njohur Milaim Zeka. Dafina dhe Seldi tashmë janë ndarë dhe Milaim Zeka ka dhënë ndjesinë e tij në lidhje me këtë ndarje.

Lajmi fillimisht doli nga të afërm të çiftit e nuk vonoi shumë dhe foli publikisht dhe vetë Seldi. Mendohej se historia e dashurisë mes tyre ishte mbyllur me konsensus nga të dyja palët dhe me mirëkuptim, ndërkohë që arsyet e kësaj ndarjeje nuk ishin të qarta.

Pas një periudhe të gjatë që nga Seldi nuk kishim asnjë lajm nga lidhja e tij, ai e konfirmoi ndarjen nga e fejuara. I pyetur nga gazeta “Panorama” për arsyen pse mori fund kjo histori e gjatë dhe e mediatizuar, ai u përgjigj: “Aq shkoi, kaq ishte e shkruar”.

Pyetjes nëse ishin ndarë keq, ai iu përgjigj në atë kohë: “Jo, u ndamë në mënyrë të qytetëruar”. Pas publikimit të klipit “Seldisht”, Seldi u përfol për ndarjen pas pesë vitesh nga e fejuara e tij, Dafina Zeka, vajza e gazetarit të njohur nga Kosova, Milaimi.

Por edhe pse kjo ndarje ka ndodhur në vitin 2016, Miliami nuk e ka harruar ende. I ftuar në emisionin televiziv “Bardhezi”, ai ka thënë se është baba mendjehapur dhe se me vajzat e tij ka festuar kur janë ndarë.

Ai theksoi se vetëm mund të festonte me vajzën pas ndarjes nga ish-i që ai tha se jo vetëm që s’duhej të mërzitej, por vetëm ta festonte ndarjen nga vajzës nga ish-i, që e etiketoi “ai idioti”.

Po si nisi dhe përfundoi historia e Seldit me Dafinën, një vajzë e panjohur në publik dhe që jetonte në Stokholm të Suedisë?

Ajo nuk njihej aspak më parë deri në momentin që dolën fotot e para të saj me Seldin dhe ku binte në sy për bukurinë origjinale të biondes tipike.

Dafina Zeka nga Peja, por që jeton në Stockholm të Suedisë, u mësua më vonë që është vajza nga martesa e parë e gazetarit Milaim Zeka, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur si anëtar i jurisë së spektaklit “Dancing ëith the Stars” dhe aktualisht për deklaratat e tij kundërshtare.

Dafina është vajza nga martesa e parë e Miliamit, i cili tashmë ka krijuar një familje tjetër me ish-gazetaren nga Tirana. Por Milaimi ka qenë po ashtu pranë vajzës Dafina edhe në këtë histori, duke e pranuar Seldin si të fejuarin e vajzës dhe dhëndrin e shtëpisë.

Nuk ishin të rralla rastet kur ata darkonin bashkë si familje apo merrnin pjesë në festat familjare, ku ishin të ftuar. Nga ana tjetër, edhe Dafina konsiderohej nusja e shtëpisë së Seldit, pasi udhëtonte shpesh drejt Tiranës, për të marrë pjesë në ahengjet familjare dhe pozonte pranë nënës së Seldit.

Thuhet se ata u takuan rastësisht, kur ai u fotografua me Dafinën në pubet e Prishtinës, tek argëtoheshin çift. Në fillim u mendua se ishin vetëm shokë, por nuk u desh shumë kohë që ata ta shpallnin lidhjen e tyre të hapur.

Lajmin e parë për nisjen e një historie rozë mes një këngëtari dhe një vajze të panjohur, e bënë mediat lokale të Pejës, duke publikuar disa foto të çiftit. Ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por nuk dihej nëse distanca ka qenë ajo që çoi në prishjen e fejesës apo diçka tjetër.

Prej pesë vitesh me radhë Dafina jetonte në Suedi, ndërsa Seldi në Tiranë, i angazhuar me udhëtime në Europë dhe gjithë botën për shkak të axhendës së ngjeshur të koncerteve.

Latest Posts

Don't Miss