Showbiz
Miku i ngushtë i Marina Vjollcës tregon supersticionet e moderatores
20 Dhjetor, 2023 | 8:50 am
Gazetari Eraldo Rexha përveç nje gazetar i njohur,dihet se ka edhe marrëdhënie të ngushta me shumë personazhe showbizz-i.Një ndër to është edhe Marina Vjollca.
I ftuar tek Rudina në TvKlan,Eraldo zbuloi disa nga supersticionet e Marinës që tani i beson edhe ai.”Ka njerëz që më bëjnë të besoj shumë në momente të caktuara për ndonjë gjë. Për shembull, shoqja ime shumë e dashur, Marina Vjollca thotë “mos ma kalo kripën se zihemi nëse ma kalon ti kripën kur jemi në në tavolinë”.
“Ose Marina është e para që më ka thënë “mos hidh ujë mbi ujë se shtohen problemet”, ka ca histori të këtilla që unë i kam dëgjuar për herë të parë.”-tha ai