Showbiz
Mesazhi që përplasi Beatrix Ramosajn me Bora Zemanin…
3 Qershor, 2022 | 12:33 pm
Janë dy rivalet më të mëdha momentalisht në showbiz-in shqiptar, e kemi fjalën për këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe moderatoren, Bora Zemani. Askush nuk e kishte menduar që këto dy personazhe do të përballeshin ndonjëherë me njëra-tjetrën sidomos në fushën e ndjenjave. Dhe për këtë përgjegjës është, Donald Veshaj.
Por në Tik-Tok po qarkullon së fundmi një video ku shohim që vajzat kanë ndarë të njëjtat mesazhe sensibilizuese me publikun. Beatrix ka qenë e ftuara e Luana Vjollcës në projektin “Thuaje” ku ka folur rreth bullizmit dhe më pas thuajse të njëjtin mesazh me zërin e modifikuar në Tik-Tok e ka përdorur Bora. Nuk e dimë nëse kjo ka qenë rastësi apo dicka e mirëmenduar por syrit të tik-toksave nuk u shpëtojnë detaje të tilla.
Për më shumë flet ky montazh i bërë nga adhuruesit e Tik-Tokut.