Showbiz
Mesazhi i Jonida Maliqit për vajzat e reja tregon hapur zhgënjimin me ish-at e saj
15 Shtator, 2022 | 4:55 pm

Jonida Maliqi është këngëtare(tepër e zonja) bloggere(tepër profesioniste) influencer(me shumë ndikim) fashion icon(me meritë)
Pastaj kemi edhe Jonida Maliqin si vajza e një mamaje shumë gazmore,videot e së cilës Jonida i shpërndan shpesh në Instagram,kemi Jonidën si mamaja e një djali e cila ka zgjedhur ta mbajë privat profilin e tij por herë pas here tregon se është padyshim dashuria më e madhe e saj dhe Jonida e dashuruar,në lidhje apo edhe single.
E dimë të gjithë që ka qënë për shumë vite e martuar dhe për arsyet e tyre më pas erdhi divorci.
Historia e saj e dashurisë me Romeo Veshaj bëri bujë në rrjet dhe interesi i publikut ishte i lartë.
Lajmin e ndarjes e dha vetë Jonida asokohe duke u shprehur se Shën Valentini do ta gjente single.
E ftuar në “Wake up”,Jonida Maliqi ka bërë një deklaratë befasuese kur iu kërkua një mendim rreth moshës ideale për tu martuar.
Mosha ideale sipas Jonida Maliqit?
“Mos u martoni,më besoni në këtë kohë nuk ia vlen”-është shprehur ajo.