Showbiz
Merr fund dilema e prezencës së Salsano Rrapit në ‘Portokalli’
2 Tetor, 2024 | 8:50 am
Prej ditësh është përfolur kudo nëpër rrjet se Salsano Rrapi nuk do të jetë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”. Mirëpo lajmi është konfirmuar vetë faqja e Portokallisë teksa ka postuar një foto të moderatorit dhe nuk ka më vend për dyshime: Salsano do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon.
“Me një eksperiencë 25 vjeçare, skenike, televizive dhe kinematografike, Salsano Rapi është pjesë e “Portokalli” prej 18 vitesh si aktor, moderator dhe skenarist. Gati për një tjetër sezon të suksesshëm!”, thuhet në postim.