Showbiz
Meriton Mjekiqi flet për Egla Cenon: E kemi lënë për një gotë verë
11 Janar, 2025 | 11:13 am
Meriton Mjekiqi, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka folur për herë të parë për komunikimin e tij me Egla Cënon, fituesen e këtij formati. Ai ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me Eglën, e cila ishte shumë miqësore dhe pa ndonjë tension.
Në një deklaratë për ‘Prive’, Meritoni ka thënë: “Fola në telefon me Eglën, i thashë përshëndetje nga një shok i vjetër në telefon, ishte një reagim interesant. E kemi lënë për një gotë vere, pa sherre.”
Duket se marrëdhënia mes tyre është tashmë e qetë dhe miqësore, pa asnjë lloj konflikti duke lënë pas tensionet dhe sherret.