Kryefjala Logo

Menaxheri i VIP-ave injoron Donaldin,Romeon dhe Beatrixen

7 Qershor, 2022 | 8:39 pm

I ftuar në “Shqipëria Live”,menaxheri i VIP-ave,Alesio Alija ka folur për koncertet e këngëtarëve shqiptar jashtë vendit.

Duke treguar edhe për kërkesat që ka publiku shqiptar jashtë shtetit,ai tha se më të preferuarit mbeten këngëtarët e vjetër në skenë.

Alesio tha se vëllezërit Veshaj(që nuk i njihte) nuk kanë ende një karrierë të mirëfilltë muzikore :”Përmende dy çuna se nuk ua di emrin,ça janë këngëtarë apo humoristë”?-u shpreh ai

Prej 13 vjetësh në këtë profesion,ai tha se me 2-3 këngë nuk mund të quhesh këngëtar.

“Këta këngëtarë vijnë aty rrinë 40minuta dhe as për të kënduar nuk këndojnë dot,rrinë aty me të gjitha të regjistruara.Kjo është skandal i diskotekave shqiptare”-vazhdoi ai

Gjithashtu Alesio tregoi se në tregun Australian të cilin e njeh edhe më mirë,emra si Beatrix nuk njihen fare por aty kërkohen artistë si Elvana,Ledri,Noizy apo Aurela.

Të ngjashme