Showbiz
Melisa merr vendimin e papritur, largohet nga “Përputhen”?
5 Shkurt, 2021 | 10:57 pm
Mbrëmjen e sotme, Melisa bëri një deklaratë të papritur. Kur u pyet nga Ana se kush do të jetë djali që ajo do të ftojë në takim, Melisa tha se ka marrë një vendim që do ta komunikojë në “Përputhen Prime” dhe për këtë, ajo nuk do të zgjedhë askënd.
Me sa duket, Melisa ka marrë vendimin për t’u larguar nga “Përputhen”.
Në fakt një presion i madh po bie mbi të ditët e fundit në rrjetet sociale, ku shumë faqe po publikojnë foto dhe video të saj, për të cilat thuhet se vërtetojnë faktin që ajo bashkëjeton me Andin, ish-konkurrent i “Përputhen”.
Të dielën pritet vendimi i saj, ndërse mbetet për t’u parë ç’ndodh më tej.