Kryefjala Logo

Melisa dhe Mbresa prishin miqësinë dhe shkaku është një djalë?

3 Prill, 2023 | 6:11 pm

Pas përfundimit të BB VIP Kosova u vu re se Mbresa dhe Melisa që i kishin premtuar njëra-tjetrës që do ta vazhdonin miqësinë e tyre jashtë, papritur nuk flisnin.

U përfol se “molla e sherrit” midis Mbresës dhe Melisës, ishte një djalë, ish-banori i “BBVK” Blasta. Ai pretendoi se ka qenë i lidhur me të dyja vajzat, teksa nuk e përjashtoi mundësinë se kjo gjë mund të kishte sjellë një prishje të miqësisë së tyre.

Në lidhje me këtë deklaratë ka folur së fundmi Mbresa në ’25 pyetje’ për “Prive”, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

“Me Melisën kemi pasur raport shumë të mirë sa kemi qenë brenda në shtëpi. Pastaj kur kam dalë e patëm lënë që të takohemi. Më ka shkruar edhe lamë të takoheshim, por nuk munda atë ditë sepse kisha për t’i takuar familjarët. Pas tre-katër ditësh e pashë që ma bëri “unfollow”, ia bëra edhe unë. Kaq”, tha ajo.
“E di që ka persona që bëjnë tentativa për të nxjerrë reklamë për veten, por nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë. Nuk ia vlen as të flasim”- ka përfunduar ajo.

Të ngjashme