Kryefjala Logo

Megi Pojanit i vjen në mes të emisionit një letër nga burgu i Peqinit

17 Nëntor, 2023 | 9:23 am

Megi Pojani po ia del më së miri në rolin si moderatore në “Për’puthen”.Komentet në rrjet janë pozitive dhe duket se bukuroshes i përshtatet ky format të cilin e moderon pa komplekse në mënyrën e saj.

E kur themi pa komplekse,marrim si shembull edhe rastin e djeshëm kur Megi ka marrë në studio një letër të cilën e ka hapur dhe lexuar për të gjithë pa ndroje se çfarë mund të ishte shkruar aty brenda.

Letra vinte nga burgu i Peqinit,ku një i burgosur i shprehte dashurinë me këto fjalë:

“Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.”

Të ngjashme