Megi Pojani zëvendëson Dojna Memën. Këtë të diel e gjeni në “Fan Club”

1 muaj më parë

Programi i traditës të së dielës në ‘Top Channel’, ai që historikisht i është dedikuar fansave  ‘Fan Club’ do të nisë këtë të dielë, por me ndryshime thelbësore. Kështu, sipas promo-s zyrtare nga televizioni, drejtimi i programit këtë sezon i është besuar Megi Pojanit, që sapo ka mbyllur aventurën si finaliste e ‘Dancing With the Stars’.

Megi zëvendëson kështu moderatoren Dojna Mema, e cila duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë larg ekranit dhe do të shijojë djalin e saj, Nolan Sol.

Nga ana tjetër News 31 raporton se opinionist në këtë Fan Club do të jetë Ardit Çuni i cili sapo ka përfunduar eksperiencën e tij në Dancing. Duke qenë se mes tij dhe Megit ka patur gjithnjë debate jemi kuriozë të shohim se si do të jetë raporti i tyre gjatë këtij programi.

 

Të ngjashme