Showbiz
Mediat serbe kryqëzojnë Rita Orën. “Këtij personazhi i jepni pension kombëtar”…
3 muaj më parë

Performanca e Rita Orës me flamurin serb po komentohet gjerësisht edhe në Serbi. Mediat kanë bërë shkrime të shumta lidhur me ngjarjen, duke ironizuar artisten me origjinë nga Kosova.
‘KËTIJ PERSONAZHI I JEPNI PENSION KOMBETAR, Rita Ora me flamurin serb’- nis artikullin media ‘Alo.rs’., duke nënkuptuar se Rita është ambasadore e Kosovës e për këtë, paguhet nga shteti.
Ata përmendin edhe rastet kur jo vetëm Rita por edhe Dua Lipa apo Bebe Rexha kanë performuar me flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës.
“Më parë, Rita së bashku me koleget e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha provokuan në performanca duke treguar shqiponjën dykrenare, e cila përfaqëson ‘Shqipërinë e madhe’ dhe tani, falë një vizitori të koncertit që shtoi një serb flamur për të, ajo duhej tu kërkonte falje bashkatdhetarëve”- shkruajnë mediat