Kryefjala Logo

Me të gjitha vajzat kundër,Kristi largohet nga “Love Story”

22 Mars, 2022 | 12:02 pm

Pas debateve të forta me vajzat dhe akuzat që hodhën ndaj njëri tjetrit,Kristi duket se ka lënë programin “Love Story”

Në një kohë kur ishin vetëm 4 vajza në preferencat e tij për tu njohur dhe të zgjidhte vetëm 1,konkurentet janë shprehur se nuk kanë më asnjë interes ndaj Kristit për të vazhduar njohjen.

Sigurisht që ky debat ka “detyruar” Kristi Aliaj të ngrihet dhe të largohet nga programi ku shkoi të gjente dashurinë.

Dukej sikur vajzat e kishin diskutuar më parë këtë gjë pasi përveç mos interesimit për të vazhduar njohjen,të katërta kanë shprehur dëshirën unanime të një fronisti të ri.

Pra,nëse vjen një djalë i ri në fron,vajzat janë mëse të gatshme ta njohin ate dhe me ikjen e Kristit nuk e mendojnë largimin.

Të ngjashme