Kryefjala Logo

Me rikthimin në ekran,Adelina Ismajli zbulon dhe dëshirën e saj të madhe!

12 Nëntor, 2024 | 8:55 am

Adelina Ismaili, një prej emrave më të njohur dhe të dashur për publikun, është rikthyer në ekran, por jo në rolin që e shohim gjithmonë si këngëtare. Këtë herë, ajo është pjesë e jurisë së spektaklit “Albania’s Got Talent”, i cili ka nisur transmetimin këtë mbrëmje në Vizion Plus.

Edhe pse Adelina është gjithmonë gati të shpërthejë me performanca magjepsëse, këtë herë ajo shijoi talentet e reja nga një këndvështrim tjetër. Kur grupi i vajzave “Kill The Beat” shpalosi performancën e tij, Adelina, e prekur, shprehu emocionet e saj dhe një dëshirë të thellë:

“Kam një djalë 7 vjeç, por po ju shikoja dhe mendova se sa shumë do dëshiroja të kisha një vajzë. Jeni të mrekullueshme, të gjitha kaq të talentuara!” – tha ajo, duke i komplimentuar vajzat dhe duke theksuar dëshirën për të pasur një vajzë.

Për këtë dëshirë, Adelina e përsëriti edhe më vonë gjatë spektaklit, kur bisedoi me Maren, një gjimnaste e jashtëzakonshme që i mahniti të gjithë jurinë.

“Përse nuk bëhesh vajza ime?”

Dhe, me një përgjigje të shpejtë, Maren ia ktheu:

“Mund të vij dhe të rri disa ditë tek shtëpia jote, por vajza jote, nuk mund të bëhem.”

Përgjigjja e Maren i bëri përshtypje Adelina, e cila e lavdëroi edhe një herë tjetër talentin e vajzave.

Të ngjashme