Showbiz
“Më mori partnerin!”, Pas deklaratës të Klodiana Shalës, reagon Luiza Gega!
25 Shkurt, 2023 | 11:32 pm
Pak ditë më parë Klodiana Shala ka bërë një deklaratë ku shprehej se Luiza Gegën e ka mbajtur në shtëpi dhe sot ajo është partnerja e ish burrit të saj. Ndonse duket se këtë se ka pritur aq mirë Luiza Gega, e cila është shprehur duke thënë:
“Panorama Plus” kontaktoi me atleten për ti marrë një reagim në lidhje me atë çfarë Klodiana deklaroi në një intervistë.
“Nuk asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus te punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi, pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të pasur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit, por askujt jo t’i kem bërë keq, por as s’e kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajtje me bukë që u ka bërë njerëzve, nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi, nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë”, u shpreh Luiza Gega për “Panorama Plus”, duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të bëra në drejtim të emrit të saj. Kujtojmë se pak kohë më parë Luiza Gega në çdo dalje të sajën ka bërë me dije se është vetëm.