Me këtë model flokësh Valbona Selimllari duket si motra binjake e aktores franceze

12 muaj më parë

Sa prej jush e kanë parë filmin “Se un giorno busserai alla mia porta” ( Nëse një ditë do të trokasësh në derën time)?! Një prodhim kinematografik italian ku interpretonin aktorët, Virna Lisi, Matilda May (në rolin e Claudia Bandini-t), Jean Pierre Cassel, etj.

Pikërisht Matilda May, aktorja franceze na duket si motra binjake e Valbona Selimllarit, e cila është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto nga viti 1993, dy vjet pasi ishte shpallur Miss Albania. Ky model duket se i shkonte shumë Bobit, e cila mund ta marrë në konsideratë edhe tani nëse i janë mërzitur flokët e gjatë.

A nuk duken si binjake me Matildën në këtë foto?!

Të ngjashme