Kryefjala Logo

“Më ike ditën që më linde”, ky është mesazhi i Flor Mumajesit për nënën në ditën e tij të lindjes

23 Gusht, 2022 | 8:05 am

Sot Flori Mumajesi feston ditëlindjen e tij, por kjo ditë nuk është më kaq e veçantë për kantautorin e talentuar shqiptarë. Në po këtë ditë disa vjet më parë, Flori humbi nënën e tij, njeriun më të shtrenjtë të jetës.

”Sot u zgjova i tronditur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë”, shkruan Flor Mumajesi.

Duke vijuar se nëna i tij i mungon çdo ditë të vitit dhe se ditëlindja e tij nuk ka asnjë kuptim pa mesazhet që ajo i dërgonte në këtë ditë speciale për të. “Më ike ditën që me linde mushe dhe nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”, shkruan në Instastory Flori i cili ka fshirë çdo postim të vetin nga rrjetet sociale.

ED22D398 98B3 465C 8690 51056CA4B27D

Të ngjashme