Showbiz
Me fotot e fundit këngëtarja shqiptare vërteton lajmet për shtatzëni…
5 Gusht, 2022 | 3:53 pm
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është një nga zërat më të mirë dhe të komentuar të muzikës greke. Pak kohë më parë ajo njoftoi edhe anulimin e turneut muzikor që do bënte në Greqi dhe kaq u desh që këngëtarja të përflitet se mund të jetë shtatzënë.
Pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe reagimi i saj i parë. E veshur me një fustan blu të ngushtë pas trupit Eleni na tregon barkun e sheshtë dhe të tonifikuar duke hedhur kështu poshtë zërat që është shtatzënë.
Nuk thotë kot populli fjalët e tepërta janë fukarallëk, prandaj dhe Eleni ka zgjedhur të përgjigjet shkurt dhe nëpërmjet këtyre fotove.