Kryefjala Logo

Mc Kresha në pritje të fëmijës që do ta bëj baba për herë të dytë

9 Tetor, 2021 | 11:51 am

Në qershor të 2020, u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, ndërsa tani janë në pritje të një djali.

Sipas “Prive”, partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe se çifti e mbajnë këtë fakt në privatësi të plotë.

Reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina janë tepër të kujdesshëm që të ruajnë jenë private.

Erzina, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Kanadë, viteve të fundit është zhvendosur në Kosovë për të jetuar bashkë me reperin.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP. Aktualisht, Kresha po punon me Lyrical Son për albumin e ri muzikor që pritet të dalë në treg para përfundimit të vitit të ri.

Të ngjashme