Showbiz
Mbyllet një epokë në “Wake-Up” në TCH. Pas Ori Nebiajt ikën edhe Isli Islami
18 Korrik, 2022 | 3:46 pm
Isli Islami dhe Ori Nebijaj duket se do t’i thonë “lamtumirë” emisionit “Wake-Up” në Top-Channel. Fillimisht programi prezantohej nga Eno Popi dhe Isli Islami dhe dyshes iu bashkua dhe Ori Nebijaj. Pas largimit të Enos programi u prezantua nga Ori dhe Isli, të cilët përbënin një nga dyshet më simpatike të ekraneve shqiptare.
Por në sezonin e ardhshëm, Orin do ta shohim të prezantojë “Përputhen” ndërsa Isli po përflitet që do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room” krah Bora Zemanit.
Nga ana tjetër Kryefjala.com ka zbuluar se një nga prezantuesit e “Wake-Up” do të jetë, Blendi Salaj ndërsa partnerja apo partneri i tij në prezantim nuk është vendosur akoma.