Kryefjala Logo

Mbështetësi numër një i Donaldit tani darkon me Ilirin

20 Qershor, 2022 | 9:40 am

Aktori i njohur, Blerim Destani ishte një ndër mbështetësit numër një të Donald Veshaj në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Big Brother Vip. Madje Donaldi ishte dhe si imazhi kryesor i linjës së tij sportive të veshjeve, për shkak se në shtëpi vishte në 90% të rasteve veshjet e aktorit të njohur.

Por Blerimi këto kohë ndodhet në Tiranë ku po xhiron një film të ri dhe sigurisht që herë pas here i del koha të takojë edhe miq të vjetër siç është Ermal Mamaqi, i cili duket se e ka prezantuar me mikun e tij, Ilir Shaqirin, fituesin e Big Brother.

Nga videot që shohim darka duket se ka kaluar qetë dhe Blerimi është ulur në krah të Ermalit. Kryefjala.com ka mësuar se ai do të jetë së shpejti i ftuar në programin e binjakëve.

613B8C5D AE62 4274 98D8 64F7CE90A07B 96B0985A 3B65 4813 B68B E62DCF29B9E1

Të ngjashme