Kryefjala Logo

Matthew Perry-it i jepet lamtumira e fundit!

4 muaj më parë

Mathew Perryt i është dhënë sot lamtumira e fundit. Fotot janë shpërndarë në mediat ndërkombëtare nga lamtumira e fundit që i është dhënë aktorit ikonik të serialit “Friends”, Matthey Perry, teksa familjarë të tij, të afërm dhe miqtë e kolegët: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer morën pjesë në funeralin tejet privat.

Kujtojmë se Mathew Perry u gjend i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, gati një javë më parë, ndërsa shkak i vdekjes së 54-vjecarit ende nuk është bërë me dije zyrtarisht, por rezultatet e para e përjashtojnë abuzimin me substanca narkotike.

Në këtë ngjarje janë përfshirë edhe fansat e aktorit të cilët duket se kanë përjetuar shumë keq largimin e parakohshëm nga jeta të komedianit të njohur.

IMG 8802 IMG 8803

Të ngjashme