Showbiz
Martesa e vështirë e Gent Zenelajt: E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit!
14 Gusht, 2022 | 1:52 pm
Ai mund t’ju bëjë për të qeshur me humorin e tij por kur vjen puna për të jetën private, Gentian Zenalaj ka qenë gjithnjë i tërhequr. Megjithatë në emisionin e mikeshës së tij, Rudina Dembacaj Genti nuk i kurseu fjalët e ngrohta e as mirënjohjen për bashkëshorten e tij.
“Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer”, tha ai duke shtuar se , “e kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.”, përfundoi Genti rrëfimin e tij.
Genti dhe Aida janë prindër të dy fëmijëve, Danielit dhe Arias.