Showbiz
Marsela Çibukaj shtatzënë?! Ja fotot që ngritën dyshimet?!
27 Mars, 2023 | 12:03 pm

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë prej vitesh në një lidhje dashurie dhe tepër të lumtur me njëri-tjetrin. Por disa foto të fundit paparac kanë ngritur dyshimet që çifti mund të jenë duke u zgjeruar familjen e tyre.
Ja tek e shohim Marselën të veshur me një pallto të lirshme dhe Vitmari duke i mbajtur krahun dhe çantën. Mos vallë këngëtarja është në muajt e parë të shtatzënisë dhe partneri i saj po kujdeset për të?!
Kujtojmë gjithashtu që Marsela është kampionja në fuqi e Këngës Magjike, pasi në dhjetor fitoi çmimin e parë me këngën “I paaftuar”.