Showbiz
Marina dhe Luana Vjollca: Rrogën ja dorëzonim mamit!
20 Mars, 2022 | 11:54 am
Marina dhe Luana Vjollca kanë qenë të ftuara në “Ëndërrtjerrësit”, ku kanë rrëfyer fillimet e karrierës së tyre.
Moderatoret kanë treguar se rrogat e para ja kanë dorëzuar mamasë së tyre.
“Ne e dorëzonim rrogën të dyja në shtëpi, e merrnim njëkohësisht dhe ja jepnim mamit. Ajo na jepte nga një 10 mijë leksh që mos ndjenim pavarësinë e mos na merrte koka erë.”- kanë treguar ato.
Motrat Vjollca janë rikthyer për herë të parë në Top Channel pas largimit të tyre.