Kryefjala Logo

Mami për herë të dytë? Delinda Disha thotë së shpejti…

18 Shtator, 2022 | 3:22 pm

Aktorja e humorit, Delinda Disha e cila hoqi dorë nga Klanifornia, po e shohim së fundmi në moderimin e emisionit Xhadat. Disha pak kohë më parë ndau gjithashtu një moment të trishtë me ndjekësit ku bëri me dije se kishte humbur binjakët e saj.

Por së fundmi ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një nga pyetjet më të shpeshta ka qenë se kur do t’a zgjerojë përsëri familjen e saj.Dikush e pyet se “kur do t’i bëjë një motër Dasantinit”, djalit të saj dhe aktorja i përgjigjet: “Shumë shpejt”…

5EACAAEB 290A 4B86 B62E F9315287A775

Delinda Disha ka thënë se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të. Megjithatë duket qartë se ajo e ka gjetur mënyrën për të ecur përpara.

 

Të ngjashme