Kryefjala Logo

Mami i Xhesikës trondit marrëdhënien e saj me Denisin në Love Island Albania

16 Tetor, 2023 | 4:32 pm

Xhesika u prezantuar që në fillim në “Love Island” si ish e dashura e Denisit. Mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë një mesazh emocionues nga e ëma.

Nëpërmjet një videomesazhi, e ëma i kërkoi Xhesit ta harrojë Denisin dhe ta shijojë ajo vetë eksperiencën aty brenda.

“Diell i mamit është hera e parë që qëndrojmë kaq gjatë larg njëra tjetrës. Xhesi duhet ta shijojë Love Island duke bërë shoqëri të reja. Ti ke shkuar aty për një eksperiencë të re dhe jo për Denisin. Ai të la 6 muaj më parë sepse nuk kishte kohë për ty dhe ku e gjeti kohën Denisi për të hyrë aty. E mbaj mend atë ditë që të mora më the mami më lër të qaj vetëm dy ditë dhe ti e mbajte premtimin. Denisit nuk i erdhi keq për ty, ai tha që po përpiqesha të të harroja. Duhet ta kuptosh që një person që të lë duke e ditur që ti vuan, nuk të do. Xhesi meriton respekt nga të gjithë sepse ja u ke dhënë këtë respekt të gjithëve. Harroje Denisin shijo eksperiencën. Mami të thotë të dëgjosh zemrën po jo të lënduarën por atë që do të ringrihet,”-u shpreh mamaja e Xhesikës.

Pas këtij momenti Xhesi sigurisht shpërtheu në lot. Tani mbetet për t’u parë si do të vijojë marrëdhënia midis saj dhe Denisit brenda vilës.

Të ngjashme