Kryefjala Logo

Makina dhe jetë luksi. Kush është djali i politikanit shqiptar që po kërkon suksesin me HIP-HOP në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

14 Dhjetor, 2023 | 8:03 pm

Fidel Ylli ka qenë i ftuar në Aldo Morning Show, ku ka folur për djalin e tij, i cili u angazhua në not në moshën 9-vjeçare, Fidel Ylli tregon edhe për një pasion tjetër të të birit. Aktualisht Devi jeton në SHBA ku po ndjek një ëndërr tjetër, të ndryshme nga sporti, muzikën nën emrin Big Cruz.

Ky i fundit shihet në rrjetet sociale që bën një jetë luksi, me makina nga më të shtrenjtat dhe në shoqërinë e alkolit dhe vajzave.

Pasi transmetoi klipin e tij, Aldo tha: Ky është çuni i Fidelit, është ai në mes, mes atyre gocave, por kjo nuk ka lidhje me notin, kjo ka lidhje me hobin tjetër. Si po shkon djali me këtë muzikën e gjërat?

Fidel Ylli: Shiko unë i vura një kusht, i thashë që ne nuk kemi ardhur në Amerikë që ti të bëhesh muzikant ose të bëhesh notar. Ne kemi ardhur që ti të bëhesh një student i mirë, të marrësh diplomën, që të jesh i devotshëm për veten tënde dhe për shoqërinë. Pastaj patjetër, edhe notin, edhe muzikën, edhe hobin që ke aty i ke, të kesh mundësi që ti të gjitha t’i bësh, por shkolla për ne ka qenë prioritet. Kjo ka qenë vajtja jonë sepse ai i kishte të gjitha të mirat në Tiranë. Por meqenëse u dha një mundësi, na doli një lotari amerikane dhe ne të mos e humbnim këtë shans, bëmë një sakrificë për këta fëmijë që t’i shkollonim.

1498D6C7 E918 4BFB AA81 75206C51E684

Të ngjashme