Showbiz
“Make-up free”, një tjetër artiste shqiptare shfaqet pa grim dhe me lëkurë problematike…
3 muaj më parë


Pak ditë më parë artistja Klaudia Pepa postoi një foto në Instagram ku na tregoi lëkurën e saj me akne dhe të pa grimuar. Klaudia përcolli mesazhin se edhe vajzat e ekranit kanë të njëjta probleme si njerëzit normal dhe se duhet ta pranojmë veten siç jemi.
Ndonëse dje ishte kryefjala e të gjitha portaleve për çmimin e fituar në MTV, Loredana sot shfaqet pa make up dhe me një fytyrë paksa me probleme.
Megjithatë të dyja gocat që karrierën po e zhvillojnë më së shumti jashtë shtetit janë të suksesshme në fushat e tyre, me apo pa akne në fytyrë.