Majk bën deklaratën e fortë për Don Xhon: Mblidh rrobat dhe ik!

2 muaj më parë

Njëherë e një kohë rikujtojmë se diss-et mes dy reperëve u bënë shumë të njohura. Flasim për Majk dhe Don Xhon. Ndonse marrëdhënia e tensionuar mes tyre u duk qartë, pasi të dy shprehën çdo gjë hapur me diset e tyre.

Gjithësesi duket se inati nuk u ka dalë ende. Majk ka qenë një ndër të ftuarit e moderatores dhe autores Luana Vjollca në “Zemër Luana”, ku ka vendosur të flasë hapur për çdo mendim të tij lidhur me personazhet e shoëbizit shqiptar. Teksa ka realizuar sfidën e Paintball, ku duhej të gjuante në fotografitë e personazheve që duhej tu përgjigjej pyetjeve ai ka piketuar Don Xhon.

E dini për çfarë? Majk është pyetur se cili është një artist që duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap, ku nuk ka ngurruar të gjuajë në drejtim të Don Xhon. Edhe njëherë Majk e tregoi se inati I vjetër nuk I ka dalë ende me Don Xhon.

Ndonse ai gjatë sfidës trego se ka hequr dorë nga diss-et dhe nuk bën më të tilla.

Të ngjashme