Showbiz
Lumi B ironizon Elvana Gjatën në “Zemër Luana”: Ajo është diva!
6 muaj më parë


Një nga të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në spektaklin e saj “Zemër Luana” në Tv Klan këtë të diel ishte edhe reperi I famshëm Lumi B. Ky i fundit si gjithnjë edhe sonte ka qenë super energjik, shumë gallatë e pozitiv, por edhe ai nuk mundi të mos lëshonte ndonjë thumb drejt personazheve shqiptarë që nuk ishin në skenë.
Këtë herë ai ironizoi një prej bashkëpuntoreve të tij dhe e kemi fjalën për Elvana Gjatën. Reperi u “gjet” përballë sfidës realizuar në një bar kafe të krijuar në studion e “Zemër Luana”, dedikuar hit-it të tij “Makiato”. Në këtë sfidë përfshiheshin miq e bashkëpuntorë të tij.
Teksa në një nga pyetjet ishte për Elvana Gjatën, Lumi duke qeshur e nënqeshur tha një përgjigje po pikante e me një “thumb” dashur pa dashur.
“Nëse je në kafe me Elvana Gjatën dhe jeni duke pirë makiato, do sqaroheni se të ka bërë unfolloë, bllok, ne nuk e dimë, ti ç’do i thuash nga skena e “Zemër Luana”, ishte kjo pyetja që iu drejtua reperit dhe ai u përgjigj duke dashur t’i shmanget pyetjes duke thënë se ndiqen, por nëpërmjet verifikimit rezulktoi se nuk ndiqen vërtët dhe më pas ai tha se nuk e ka folloë se Elvana është “divaaaa”, shprehi që nga publiku në skenë u kuptua si ironi për këngëtaren dhe se si duket nuk kanë marrëdhënien që dikur kanë patur.