Showbiz
Luljeta e Perputhen merr vendimin e papritur, largohet nga emisioni!
2 Qershor, 2021 | 8:36 am
Luljeta ishte nje tjeter fenomen i Perputhen. Ajo pati disa takime në emision, por Luljeta ka marrë një vendim të papritur. Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, Luljeta tha se është larguar zyrtarisht nga “Për’puthen”, sepse e kishte të pamundur që të ishte e pranishme çdo ditë në program duke qenë se i duhet të udhëtojë nga Fieri drejt Tiranës.
“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj,flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”, u shpreh Luljeta.