Kryefjala Logo

Luizi sqaron një herë e mirë çështjen e Instagramit!

13 Maj, 2023 | 9:47 pm

Mbrëmjen e sotme Luizi ka folur për cështjen e Instagramit, pasi e ka treguar njëherë e mirë si ka qendruar e vërteta.
Jo vetëm për të, por edhe për mungesën e nënës në dasmë.

“S’kam pasur Instagram e kisha privat me 600 veta, i thash një shoqe a ma hap ti se mbase më duhet aty brenda. Një moment më erdhi që kam lidh kontratë me një menaxher, dhe do i përdorte ai pjesët e reklamava. Më tha që personi që e ka hap nuk e jep se e quan të vetën. E dija që ai Instagram mund të shitet me shifra të mëdha. Ajo vajzë ma hapi në mirëbesim, ajo e bëri. Ndoshta duket pak arrogante por kam kuptuar që shumë veta më kanë shfrytëzuar, qoftë biznese, njerëz apo e banorë. Por jam i kënaqur që ata njerëz që më kanë shkelur, flisnin nëpër emisione për mua. Ata e dinë vetë kush janë. Kiara kur doli foli me atë të Instagramit, dhe ai i tha ta hapte. Kush ka fituar deri më sot, ja kam bërë hallall.”

Më tej përsa i përket dasmës, ka thënë se nëna e tij do operohet është pa terezi dhe kjo është arsyeja që kam shkuar në Shkodër se e pash që s’ishte mirë. Makina është e burrit të tezes të Kiarës, sepse unë prap Golf 5 kam.”- ka përfunduar ai.

Të ngjashme