Showbiz
Luizi shokohet nga fansat e tij: “570 mijë ndjekës?! E kam hap nga hiçi!”
7 muaj më parë


Luiz Ejlli është i preferuari i shqiptarëve për momentin. Llogaria e tij e Instagram-it u hap pas hyrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” dhe në momentet që flasim ai ka 580 mijë ndjekës.
Fansat e këngëtarit prej ditësh po tentojnë që ai të kuptoj një gjë të tillë dhe një dron me këto informacione u nis dje. Teksa po qëndronte në oborr me Kiarën dhe Visin, Luizi ka lexuar atë që shkruhej në dron. “570 mijë K në Instagram thotë, e hapa nga hiçi”, i thotë Luizi Kiarës e cila qesh nga reagimi i tij.
Ky dron iu dërgua pasi Luizi pak ditë më parë tha se nëse do të kishte 10 mijë ndjekës në Instagram do të ishte tejet i lumtur, kur ndërkohë ndjekësit e tij sa vijnë dhe shtohen.