Kryefjala Logo

Luizi përdor shprehjet e ish-vjehrrës…(Jozefina Topallit)

4 Shkurt, 2023 | 11:52 pm

Ju kujtohet shprehja e famshme e ish kryetares së Parlamentit, Jozefina Topallit “kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë”. Këtë shprehje shkodrane që ajo e përdori për Taulant Ballën, duket se është ende “hit” dhe mbahet mend edhe sot e kësaj dite.

Të njëjtën shprehje ja kemi dëgjuar sot edhe Luiz Ejllit, i cili ua ka përsëritur shpeshherë Amosit dhe Deas, pasi kjo e fundit nxorri në nominim treshen e famshme, Kiara-Luiz-Efi.

Mesa duket ky nominim si ka pëlqyer aspak Luizit pasi ky veprim e dobëson së tepërmi grupin e tij dhe në nerva e sipër ai e ka përdorur sot shumë shprehjen e famshme të ish-vjehrrës së tij, Jozefina Topalli.

 

Të ngjashme